DYLON

U diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave

U diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, është pritur në një takim nga Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Besim Rexhepi, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

Në këtë takim morën pjesë edhe Salih Mustafa, përgjegjës i operativës 112 në Gjilan, si dhe Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të reagimit sa më të shpejtë dhe efikas në situata emergjente, si dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët.

Drejtori Shabani tha se po ashtu, u diskutuan mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e sistemeve të komunikimit dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e emergjencave dhe se palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

“Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve përkatëse për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të garantuar siguri dhe reagim të koordinuar në çdo situatë”, ka thënë drejtori Enver Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.