DYLON

U diskutua për të arriturat dhe sfidat e Kompanisë gjatë vitit 2024  dhe për planet dhe projektet për vitin 2025

U diskutua për të arriturat dhe sfidat e Kompanisë gjatë vitit 2024  dhe për planet dhe projektet për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e parë (I-rë) të rregullt për vitin 2025 dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.

Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

● Raportin e punës për muajin dhjetor të vitit 202.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera u diskutua lidhur me të arriturat dhe sfidat e Kompanisë gjatë vitit 2024 si dhe me planet dhe projektet të cilat ajo synon që t’i realizojë gjatë vitit 2025 .

Njëherit Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A. shprehu mirënjohjen dhe falenderimin ndaj Minstrisë së Ekonomisë dhe donatorëve për përkrahjen e vazhdueshme për financimin e projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve dhe cilësise së shërbimeve të ofruara ndaj konsumatorëve.

Gjatë këtij viti, si në vitin paraprak fokusi kryesor i Kompanisë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkarisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.