DYLON

U diskutua për performancën dhe furnizimin e rregullt të konsumatorëve me ujë

U diskutua për performancën dhe furnizimin e rregullt të konsumatorëve me ujë
Avatar photo Redaksia

Më 27.08.2025, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e tetë (VIII) të rregullt për vitin 2025, ku së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë .

Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

● Raportin e punës për Tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025 ;
● Raportin e punës për muajin korrik të vitit 2025 .

Në këtë mbledhje u theksua se gjatë muajve të verës, falë menaxhimit të kujdesshëm, Kompania ka arritur të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me ujë për qytetarët e zonës së shërbimit.

Pavarësisht rritjes së konsumit të ujit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, kërkesat janë mbuluar me sukses duke garantuar stabilitet dhe cilësi në shërbim.

Gjithashtu, gjatë muajit korrik ka vazhduar pa ndërprerje aksioni në të gjithë zonën e shërbimit për uljen e ujit të pa faturuar, identifikimin dhe ndalimin e konsumatorëve ilegalë, si dhe ndërmarrjen e masave të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e performancës së kompanisë.

Si përfundim, performanca e Kompanisë për këtë periudhë është vlerësuar e mirë, duke dëshmuar përkushtimin për të ofruar shërbime më cilësore për konsumatorët, si dhe për të realizuar me sukses objektivat dhe projektet investive të planifikuara për vitin 2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.