DYLON
KPF&UKZ

U diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional

U diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional
Avatar photo Redaksia
/Prof. As. Dr. Vuniqi theksoi se takimi i sotëm me Prof. Asoc. Dr. Selim Daku është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer ide dhe për të diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin e kompetencave profesionale, praktikën profesionale, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët strategjik/

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Prof. As. Dr. Dardan Vuniqi, priti sot në takim Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku.

Me këtë rast, Prof. As. Dr. Vuniqi theksoi se takimi i sotëm me Prof. Asoc. Dr. Selim Daku është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer ide dhe për të diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin e kompetencave profesionale, praktikën profesionale, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët strategjik.

EkoHigjiena

Ai vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se përfshirja e studentëve në procese praktike dhe profesionale ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve të gjeneratave të reja dhe në avancimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Gjithashtu, edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për bashkëpunim, përfshirë organizimin e praktikave profesionale për studentët e programeve të drejtësisë dhe shkencave sociale, seminareve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore-shkencore.

Prof. Asoc. Dr. Daku theksoi se bashkëpunimi me institucionet e sistemit prokurorial është me rëndësi të veçantë për përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve, duke shtuar se përvoja praktike dhe kontakti i drejtpërdrejtë me institucionet e drejtësisë kontribuojnë në zhvillimin e kuadrove profesionale dhe të përgjegjshme.

Bashkëbiseduesit theksuan se ky takim shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen e përgatitjes së profesionistëve të ardhshëm të drejtësisë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të edukimit juridik dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.