DYLON

U diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI-së

U diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI-së
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Ky takim u mbajt në objektin e IPK-së ku përveç tjerash u diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI –së.

EkoHigjiena

Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit.

Që të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.