DYLON

U dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive

U dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive
Avatar photo Redaksia

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.

EkoHigjiena

Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit.

Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.