DYLON

U.d. Presidentja Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së

U.d. Presidentja Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kazermën “Adem Jashari”, në cilësi të presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës si dhe komandantes supreme të FSK-së, zonja Vjosa Osmani, në vigjilje të fund vitit, sot iu adresua ushtarakëve dhe ushtarakeve të FSK-së.

Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni dhe me pritje të togut të rreshtuar të Gardës Ceremoniale përcjellur nga Orkestra Frymore e FSK-së, ajo u shoqërua nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Në adresimin e saj, Presidentja në detyrë, znj. Osmani, shprehu mirënjohjen për të arriturat e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm gjatë vitit të vështirë që po lëmë pas. Ajo me këtë rast shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të kolonel Gyrner Muratit i cili u nda nga ne para dy ditësh.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, ajo shprehu vlerësimin e lartë për gatishmërinë dhe përkushtimin me profesionalizëm të lartë të pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve tanë. Përveç shprehjes së gatishmërisë së saj për ndihmë me kapacitetet e specializuara të FSK-së adresuar autoriteteve shtetërore kroate pas tërmetit, ajo nënvizoi të arriturat kryesore të FSK-së gate vitit 2020.

Gjithashtu, znj. Osmani theksoi vizionin shtetëror dhe vet FSK-së për ndërtimin dhe zhvillimin e një force moderne, bashkëpunuese e ndërvepruese me forcat aleate perëndimore, para së gjithash me SHBA-në, me orientim strategjik për anëtarësim në NATO për të ofruar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Në fund, znj. Osmani shprehu kujtimin dhe krenarinë për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantit legjendar Adem Jashari në luftën për liri dhe pavarësi të atdheut duke e ndërlidhur edhe me datën e sotme, Ditën e Veteranit , e cila ka pike referimi pikërisht mbrojtjen e armatosur nga Familja Jashari më 30 dhjetor 1991. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.