DYLON

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti
Avatar photo Redaksia

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

EkoHigjiena

U.D. Presidentja Haxhiu më tej ka thënë se siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.