DYLON

U.D. Presidentja Haxhiu gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

U.D. Presidentja Haxhiu gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ushtrim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka dekretuar gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade, si dhe emërimin e tyre në detyra të reja.

Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni, me gradën Gjeneral Brigade janë graduar Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.

Gjeneral Brigade Arife Halili është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Astrit Haliti është emëruar Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci është emëruar Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

U.D. Presidentja i përgëzoi gjeneralët për gradimin dhe detyrat e reja, duke u uruar sukses në përgjegjësitë që marrin përsipër dhe në shërbim të mëtejmë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.