DYLON

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu vizitoi AKI-në ku u pritë nga drejtori, Petrit Ajeti

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu vizitoi AKI-në ku u pritë nga drejtori, Petrit Ajeti
Avatar photo Redaksia

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u pritë nga drejtori, z. Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu u njoh nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ajo ka shprehur vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.