• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

U.d ministri Sveçla priti në takim Komandantin e KFOR-it në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 7 Prill, 2020 2 min
 U.d ministri Sveçla priti në takim Komandantin e KFOR-it në Kosovë

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe Gjeneral Brigade Shawn Harris në cilësinë e shefit të stafit.

Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e Qeverisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Michele Risi, shprehu përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ofroi mbështetjen e KFOR-it me të gjitha kapacitetet ekzistuese.

Me këtë rast, të dy palët u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë, dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rris dukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Etiketa:COVID 19 KFOR-it Kosovë U.d ministri Sveçla
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Ministri Mehaj takohet me përfaqësuesit britanikë të NATO-s

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Ushtarakët e FSK-së dhe FARSH-së trajnohen së bashku

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Hafize Bajrami ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security

7 Shkurt, 2023
Art/Kult

Sa i ka qëndruar dhe i qëndron kohës poezia e Rexhep Elmazit?

7 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

7 Shkurt, 2023

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

23 Janar, 2023

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

19 Janar, 2023

Kryetari i Vitisë viziton ekipin mobil që po bënë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19

17 Janar, 2023

Mbahet Samiti i Investitorëve, Kryeministri Kurti fton bizneset private të investojnë në Kosovë

16 Janar, 2023

Kryeministri Kurti priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj

11 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]2lonline.com
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com