DYLON

U.d ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi

U.d ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi
Avatar photo Redaksia

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për periudhën e pandemisë me Covid-19. Në veçanti u theksua bashkëpunimi në mes të dy shteteve, sa i përket koordinimeve të veprimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, sidomos në këtë periudhe të kufizimeve të lëvizjes që kanë ndërmarrë të dy vendet.

Ministri Sveçla e njoftoi për punën që janë duke bërë institucionet e zbatimit të ligjit në këtë kohë të pandemie, për ngritjen e nivelit të gatishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave të sigurisë, të cilat janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

EkoHigjiena

Ndërsa Ambasadori Minxhozi vuri në dukje se institucionet e Kosovës janë duke e bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e kësaj situate. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë, që të dy vendet në këtë kohë të bashkërendojnë aktivitetet për të gjitha situatat që mund të vijnë nga terreni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.