DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për çështje të ndryshme që bien në kompetencë të Prokurorit të Shtetit.

Në takimin e përbashkët u shkëmbyen pikëpamje lidhur me progresin, sfidat dhe gjendjen aktuale në sistemin prokurorial, derisa përfaqësuesit e shoqërisë civile adresuan komentet dhe shqetësimet e tyre në raport me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

EkoHigjiena

U.D. Kryeprokurori Kelmendi, shprehi vlerësimin e tij për rolin dhe punën e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, e të cilat kanë në fokus forcimin e sundimit të ligjit dhe monitorimin e punës së sistemit prokurorial.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë brenda kompetencave dhe përgjegjësive respektive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.