DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR)

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR)
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR)”.

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, forcimi i të drejtave të njeriut, qasja në drejtësi, mbajtja e trajnimeve në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale për zyrtarët ligjor dhe bashkëpunëtorët profesional të prokurorive, avokimi dhe mbajtja e aktiviteteve që kanë për qëllim sensibilizim e qytetarëve lidhur me rolin, funksionin dhe rritjen e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe çështje tjera më rëndësi nga fusha e drejtësisë penale.

EkoHigjiena

U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me organizatën YIHR dhe të gjitha organizatat tjera të shoqërisë civile të cilat ndihmojnë në avancimin e sundimit të ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.