DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, kanë mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe Menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, në kuadër të sistemit prokurorial, z. Besim Kusari.

Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

EkoHigjiena

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës.

Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja znj. Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet.

Në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore.

Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.