DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takim të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me të cilët diskutuan çështje të ndryshme profesionale.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet që po bëhen për zbatimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale. Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet që parashihen me Kodin e ri të Procedurës Penale, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohen prokurorët në fillim të zbatimit të ndryshime të parapara me këtë Kod.

EkoHigjiena

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për politikën ndëshkimore. Lidhur me këtë çështje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët angazhim të shtuar në përcjelljen e punës së prokurorëve sa i përket ankesave dhe propozimeve të tyre në fjalët përfundimtare për politikën ndëshkimore, konkretisht kërkoi angazhim në rastet ku kemi të bëjmë me recidivist.

Edhe përdorimi i sistemit për menaxhimin e lëndëve në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës ishte temë tjetër e diskutuar gjatë këtij takimi. Edhe sa i përket kësaj çështje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që të përcjellin dhe të obligojnë prokurorët që ta përdorin këtë program të njohur si SMIL.     /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.