DYLON

U.D i Ministrit të MPBAP-së Xhelal Sveçla vizitoi Qendrën e Studentëve

U.D i Ministrit të MPBAP-së Xhelal Sveçla vizitoi Qendrën e Studentëve
Avatar photo Redaksia

U.D i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, vizituan sot Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet e BE-së. Aty u pritën nga zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Izet Sadiku.

Gjatë vizitës Sveçla zhvilloi biseda të ndara me personelin shëndetësor, zyrtarët policor që po e menaxhojnë këtë qendër dhe me disa qytetarë që po qëndrojnë në karantinë.

Gjatë bisedës me qytetarët u.d i Ministrit të MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla, u bëri me dije masat që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve që t`i mirëkuptojnë dhe respektojnë këto vendime duke qëndruar në karantinë. Ai tha se vetëm një bashkëpunim i mirë mes institucioneve dhe qytetarëve do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës pandemike në Kosovë.

EkoHigjiena

“Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm që qëndrimi në karantinë në raste të tilla nuk janë të dëshirueshme, por janë të domosdoshme, për ruajtjen e jetës dhe shëndetit tuaj dhe familjeve tuaja, për mos përhapjen e virusit në shoqëri”, theksoi Sveçla.

Po ashtu z. Sveçla u kërkoi qytetarëve që të kenë mirëkuptim për masat që janë të dedikuara vetëm për ruajtjen e shëndetit të tyre, të afërmeve dhe shëndetit të përgjithshëm publik. Ai tha se institucionet e vendit janë duke bërë përpjekje maksimale që të menaxhojnë sa më mirë këtë situatë.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.