U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës u takua me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, z. Brendan Collins.
Ky takim ishte me rëndësi të veçantë, gjatë të cilit pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë.
U. D. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se bashkëpunimi në mes të PK-së dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. /2LONLINE/
