DYLON

U bënë homazhe me rastin e Epopesë së UÇK-së

U bënë homazhe me rastin e Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, respektivisht Epopesë së lavdishme të UÇK-së, institucionet komunale të Vitisë në krye me kryetarin Sokol Haliti, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, subjekteve politike etj.

Ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tekm kompleksi i vëllezërve dëshmorë, Gursel e Bajram Sylejmani në fshatin Sadovinë të Jerlive të Vitisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.