(2LONLINE) – Kohëve të fundit, qytetarët e komunës së Gjilani jo pak herë kanë ngrehur shqetësime lidhur me pranin e qenve endacak, nëpër rrugët e Komunës së Gjilanit. E me shqetësime të tilla thonë se janë preokupuar edhe drejtues të Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari, të cilët kanë kërkuar në vazhdimësi alternativë lidhur me këtë çështje,
E një alternativë e tillë që ua bënë çarën qenve endacak, së paku për një kohë, mendohet të bëhet përmes trajtimit të qenve endacak në qendrën e azilit në fshatin Zhegoc të Gjilanit.
Shih, për këtë, Ramiz Ramadani, drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari ka bërë të ditur për Portalin 2Lonline, se sot është nënshkruar një kontratë për shërbime të tilla me SKDCS-në (South Kosovo Doga nda Cat Shelter”, për këtë çështje.
Përndryshe, Ramadani bëri me dije se kontrata në fjalë parasheh të startojë në maj dhe do të zgjasë tre muaj, ku SKDCS-ja e ka për obligim brenda kësaj periudhe kohore të kap 300 qen endacak (nga 100 për çdo muaj), të bëjë trajtimin e tyre që përfshinë, kastrimin, sterilizimin, dehelminizimin, vaksinimin, pastaj lirimin e 225 dhe mbajtjen e 75 qenve më agresivë në qendrën e azilit.
Të gjithë qentë e trajtuar para lirimit, duhet të shenjëzohen me vath në vesh , Përndryshe, vlera e këtij projekti mësohet të jetë 5 mijë e 400 euro. Ndryshe, drejtori Ramadani ka ftuar qytetarët që kur të fillon projekti në fjalë, (2 maj), të njoftojnë drejtorinë mbi praninë e qenve endacak në rrethin ku jetojnë, në mënyrë që ata qenë endacak të kapen dhe të trajtohen ashtu si e parasheh marrëveshja në fjalë. /2lonline/