DYLON

U bë prezantimi i projektit për sistemin elektronik për menaxhimin e informatave në QKMK

U bë prezantimi i projektit për sistemin elektronik për menaxhimin e informatave në QKMK
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e sistemit “Sistemi elektronik për menaxhimin e informatave në Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK)”. Projekt ky që po përkrahet nga Ambasada Amerikane konkretisht nga programi EXBS.

Projekti i cili është duke u zhvilluar në vete ngërthen krijimin e një sistemi elektronik për menaxhimin e të gjitha rasteve që lajmërohen në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) dhe sistemin elektronik për thirrjen e të dhënave për nevoja të analizës dhe shfrytëzimit të bazave të dhënave nga agjencitë e zbatimit të ligjit të vendosura në QKMK.

Me këtë rast zëvendësministri, z. Isa Xhemajlaj, tha se ky sistem do të rris kapacitetet e QKMK–së për shkëmbim në kohë reale të informatave dhe njëkohësisht do të bëj analizimin e këtyre informatave me qëllim të parandalimit të krimeve ndërkufitare dhe ofrimin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Këshilltari Regjional i Programit EXBS, z. George Clarke, tha se është kërkuar dhe kryer shumë punë që të ndërlidhen bazat e të dhënave, por ky sistem do të kontribuojë në zbatimin më efikas të ligjit. Qasja në sisteme të cilat përdoren nga agjencitë e zbatimit të ligjit do të shërbej për shkëmbimin e informatave, bashkëpunimin dhe bashkërendimin më të mirë si dhe avancimin e komunikimit me QKMK-në

Ky sistem pritet të jetë funksional në pjesën e dytë të këtij vitit dhe projekti kap koston e përafërt prej 235,000 dollarëve.
MPB përmes mekanizmit të QKMK-së i inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë numrat pa pagesë 080050095 po ashtu me sms 50095 : në të cilët mund të raportojnë çdo dukuri negative që vërejnë në kufi dhe në brendi të vendit që ndërlidhen me sigurinë kufitare, evazionin fiskal, shëndetin publik, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.