/2L ONLINE/ – Në fshatin Stubëll të Vitisë është përuruar sot projekti i asfaltimit të rrugës kryesore të këtij fshati. Në ceremoninë e përurimit këtij objekti ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Ministiri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku,i pari i kishës katolike në Kosovë, Imzot Dode Gjergji i cili vjen nga ky lokalitet, përfaqësuesi i këtij fshati, Marjan Ramaj si dhe banorë të fshatit Stubëll të cilët falënderuan institucionet për këtë projekt të rëndësishëm pasi që për ta ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e lirë.
Përndryshe ky projekt është realizuar në bashkëpunim të Komunës së Vitisë me Ministrisë e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës. Në shenjë falënderimit fshati Stubëll ndau një mirënjohje për kryetarin Haliti dhe të tjerë. /2L ONLINE/