U bë përurimi i gypit të ri të ujësjellësit prej Letnicës deri në qytetin e Vitisë

U bë përurimi i gypit të ri të ujësjellësit prej Letnicës deri në qytetin e Vitisë

Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, në fabrikën e përpunimit të ujit është bërë përurimi i ndërrimit të gypit kryesor të ujit prej Letnicës deri në qytetin e Vitisë.

Gypi i më hershëm i këtij ujësjellësi ishte nga asbest betoni, që sipas disa ekspertëve vlerësohej si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI ndërsa menaxhimi i ujit të pijshëm nga ky ujësjellës pritet të bëhet nga Kompania Rajonale e Ujërave “Hidromorava”-Gjilan.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin përurimit të këtij projekti të shumëpritur ka potencuar se ky projekt ka qenë sfidë e kamotshme dhe përurimi i tije është ditë e madhe për këtë komunë.

“Vërtetë sot është një ditë e madhe për komunën tonë, pasi që është një projekt deficitar qe ne e kemi pasur sfidë si komunë. Por falë investimit të bërë nga komuna bashkë me investitor Zviceran dhe qeverinë e Kosovës dhe me implementues Dorsch/CDI-në ne po arrijmë që sot bashkë me Hidromoravën që gypin e asbestit që ta ndërrojmë dhe të rrisim kapacitetet në 100 litra në sekondë që më të vërtetë do të mundëson furnizimin me ujë të pijes të gjithë atyre që kanë nevojë” u shpreh Haliti, transmeton 2LONLINE.com.

Ai tha se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët do të vazhdojnë të realizojnë projekte në sigurimin e ujit të pijes duke paralajmëruar se po bëhen përgatitjet për lëshimin e ujit të pijes në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik të cilët do të merren në menaxhim nga kompania rajonale e ujërave “Hidromorava”.

Ai bëri me dije se shpejti do të lëshohet uji edhe në disa fshatra të tjera të Vitisë dhe përmendi edhe lokalitetet e shumta ku punohet në sigurimin e ujit të pijes si dhe mundësinë e financimit të një projekti më të madh nga Banka Botërore.

Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” , Muhamed Suliqi, ka folur për rëndësinë e këtij projekti në furnizimin e qytetarëve me ujë.

“Me ndërrimin këtij gypi ne presim zvogëlimin e humbjeve dhe shtimin e kapaciteteve të ujit dhe do të kemi 100 litra ujë për furnizim në sekondë” u shpreh Suliqi.

Ai falënderoi komunën e Vitisë, Qeverinë e Zvicerane dhe atë të Kosovës për investimet dhe Dorsch/CDI për implementimin e këtij projekti.

Ai tha se kjo kompani pret që të ardhmen të marrë edhe menaxhimin e ujit edhe në disa lokalitete të tjera të kësaj komune.

Ndërkaq Astrit Vokshi nga Drosch/CDI ka potencuar se pos që me këtë projekt ngritët mbulueshmeria me ujë rritet edhe cilësia e tij. /2LONLINE.com/

KOMENTE