/2L ONLINE/ – Turqit e Gjilanit të tubuar rreth Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), sërish i kanë besuar Kadir Hüseyin-it për të drejtuar edhe për një mandat Degën e këtij subjekti politk në Komunën e Gjilanit. Hüseyin ka marrë besimin e kryesisë të cilën kryesi e kanë votuar shumica e anëtarëve të partisë.
Fillimisht, në Gjilan e Dobërçan, ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvend të degës së KDTP-së, pastaj është zgjedhur kryesia e re e përbërë prej 17 anëtarëve dhe e njëjta kryesi zgjodhi edhe kryetarin e Degës, prof. dr. Kadir Hüseyin si dhe dy nënkryetarët Sadetin Poçinka dhe Kadriye Mehmeti.
Pasi mori besimin për kryetar, Kadir Hüseyin, falënderojë kryesinë e re për besim që ia dhanë edhe për një mandat të ri, duke u premtuar atyre se do të punojnë bashkë për ditë sa më të mira në vijim.
Gjithashtu, nga Dega e Gjilanit. u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin Qendror të KDTP-së e ata janë: Kadir Hüseyin, Nazmi Kazaz, Zuhal Ismail si dhe Renan Imami asamblisti i vetëm i kësaj partie, që ka Kuvendi Komunal i Gjilanit. /2L ONLINE/