Shkruan: Mustafa Bajrami
(2L ONLINE) – Me dhjetëra mijë protestues kanë vërshuar rrugëve të qyteteve kryesore të Turqisë. Policia zor se po ndalë vandalizmin e protestuesve kurd të cilët janë ngritur në këmbë në shenjë proteste kundër hyrjes së forcave të ISIS-it në Kobani, qytet sirian i banuar me shumicë kurde në kufi me Turqinë.
Sipas agjensive dhe mendiave të shumta turke dhe të huaja, ka shumë të vrarë dhe me qindra të plagosur. Protestuesit po kërkojnë shpëtimin e civilëve kurdë që janë vënë në shënjestër të militantëve islamik, ku këta të fundit janë betuar se do ti vrasin të gjithë ata që kundërshtojnë tu bashkohen rradhëve të tyre.
Patëm shkruar edhe herave tjera; Asnjëherë më parë Turqia nuk ka qenë në këso situate të futet në luftë të drejtëpërdrejtë diku në vendet arabe. Shtetet arabe me kufijë tepër elastik ku asnjë nga ato nuk i ka kufijtë e definuar mirë, ende nuk kanë harruar Perandorinë Osmane e cila kishte sunduar Arabinë me shekuj.
Frika nga ushtria turke e cila në fakt ka pozicionuar vargevi qindra tanke në kufi me shtetin e Asadit ka prekur në sedër ushtarakët jo vetëm të Sirisë por edhe të disa regjimeve arabe nacionaliste. Edhe kurdët janë të shqetësuar nga zgjerimi i ndikimit të Turqisë në rajon.
Egjipti i gjeneralit Sisi, javën e kaluar ndaloi emitimin e cilit do serial apo film turk në televizionet e vendit. Arabia Saudite është në udhëkryq; të mbështes islamikët jashtë teritorit të vet duke i vrarë ata që janë mbrenda Saudisë apo ti bashkohet frontit kundër rrymave ekstreme islame që janë përhapur me të madhe në tokat arabe.
Gjithësesi, inkuadrimi direkt i Turqisë në luftërat në Lindje tl Mesme do ti jap rast edhe Iranit të interesohet më për së drejti për shiitët arab që i ka në Irak, Siri, Liban me gjithë hutët në Jemen.
Kësaj rradhe, Barak Obama do ta ketë vështirë më tepër se asnjëherë më parë. Islamistët arabë të shkapërderdhur nëpër vende të ndryshme dhe gjithësesi rusët, trashëgimtarët e Bashkimit Sovjetik po shohin se kanë rastin për t’iu hakmarrë Perëndimit për, siç thonë ata, “të bëmat që u ka bërë në vendet e tyre”.
Edhe pse kryeministri turk Davutoglu kërkoi garancë nga NATO për sigurimin e kufijve të vendit të tij, me kusht që të hyjë në luftë kundër ISIS-it, kësaj rradhe Turqia është para një akti të kryer; Lufta është e paevitueshme, sepse, ushtarët ISIS-it i ka disa metra larg kufirit me Sirinë. /2L ONLINE/