DYLON

Turqia e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së në aspektin e kuadrove dhe armatimit

Turqia e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së në aspektin e kuadrove dhe armatimit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Me këtë rast, ambasadori Angili ia uroi ministrit Maqedonci detyrën e re, para se të diskutonin rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e me theks të veçantë bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kyçe të diskutimit.

“Zhvillimi i FSK-së dhe politikave të mbrojtjes për të garantuar siguri për qytetarët dhe mbrojtje territoriale, do të jetë angazhimi ynë i përditshëm si Ministri”, theksoi ministri Maqedonci gjatë këtij takimi.

Nga ana e tij ambasadori Angili shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që pjesëtarët e FSK-së kanë ofruar gjatë misionit të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

Gjithashtu, ambasadori theksoi se Turqia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së në aspektin e kuadrove dhe armatimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.  /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.