DYLON

Turp në Vushtrri, lot, racizëm, dhunë dhe 3 pikë për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

Ndeshja hapëse e javës së 20-të në futbollin e Kosovës i ka takuar Gjilanit në përballjen me Vushtrrinë. Egzon Shabani e ka shënuar golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 65-të. Por ndeshja nuk ishte aspak e qetë. Tifozët vendas të pakënaqur me skuadrën e tyre dhe gjykimin e ndeshjes u futën në fushë në fundin e ndeshjes për të ndërprerë lojën për disa minuta.
Vushtrria luajti me dy futbollistë më pak në fundin e ndeshjes pas dy përjashtimeve që ndodhën në lojë.

Por e keqja më e madhe e ndeshjes ndodhi me afrikanin e Gjilanit, Sackay që ishte objektiv i fyerjeve raciste nga publiku vendas.

EkoHigjiena

Për më shumë, publiku vushtrrias e fyeu rëndë edhe futbollistin vushtrrias, Bahri Kera që luan për Gjilanin duke e detyruar të lë fushën me lot në sy./Indeksonline/

http://indeksonline.net/sport/2639/turp-ne-vushtrri-lot-racizem-dhune-dhe-3-pike-per-gjilanin/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.