DYLON

Turnir në volejboll për nder të 26-vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës  – Qendra e Paraburgimit në Gjilan zë vendin e tretë

Turnir në volejboll për nder të 26-vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës  – Qendra e Paraburgimit në Gjilan zë vendin e tretë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve sportive që po organizohen për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese të Lipjanit u zhvillua turnir në volejboll, ku morën pjesë zyrtarë nga disa institucione korrektuese.

Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë ekipet përfaqësuese nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, Qendra e Paraburgimit në Gjilan, Qendra Korrektuese e Dubravës, Njësia e Transportit, Qendra Korrektuese për Femra dhe Qendra Korrektuese për të Mitur.

EkoHigjiena

Pas ndeshjeve të zhvilluara me garë të fortë dhe lojë fer, rezultatet përfundimtare ishin këto:

Vendi i parë – Qendra Korrektuese e Lipjanit;
Vendi i dytë – Qendra Korrektuese e Dubravës;
Vendi i tretë – Qendra e Paraburgimit në Gjilan.

Tashmë është bërë traditë që, me rastin e çdo përvjetori të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të organizohen aktivitete dhe gara të ndryshme sportive, me qëllim forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe krijimin e një atmosfere festive ndërmjet institucioneve korrektuese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.