Tumat janë varre të vjetra Ilire, ku janë varrosur njerëzit e ndryshëm pasi kanë vdekur. Është pra një ceremoni e vjetër ilire. Ata jetën e njeriut e kanë krahasuar me diellin. Ashtu siç lind e perëndon dielli edhe njeriu lind e vdes. Për ate edhe varrezat i kanë bërë të rrumbullakta sikur dielli. Këto varre pastaj janë mbulur me dhe, në formë të gjysmë rrethit ashtu siç përfundon dielli në perëndim, duke u ndarë në gjysmë.
Këso varreza tumulare janë gjetur edhe në Dukagjin, në Romaj të Prizrenit, pastaj në Mat, Bosnje e Hercergovinë, Qamëri etj., kështu thot profesori Muzafer Korkuti. Janë krejtësisht të ngjashme.
Gjatë gërmimit janë zbuluar gurët e varrezës së madhe, pastaj është gjetur një enë dyvegjake, një enë varrezore e cila ka pasur hirin e të vdekurit, një fibulë (karficë apo shnjollë) e thyer dhe pa pjesën shtrënguese si dhe pjesë të shumta të qeramikës.
Burimi: QRTK – Gjilan