(2L ONLINE) – Sëmundja ngjitëse e Tularemisë ka prekur edhe Gjilani, Vitinë e Kamenicën. Duke iu referuar rasteve pozitive me Tularemi, prinë Komuna e Vitisë ku janë regjistruar 8 raste pozitive, nga komuna e Gjilanit janë – 5 raste pozitive dhe nga komuna e Kamenicës janë shënuar 2 raste të tilla me Tularemi. Këtë e ka konfirmuar për Portalin 2L ONLINE edhe Nevzad Shemsedini Shef i sistemit informativ shëndetësor pran QKMF-së në Gjilan.
Nga ky numër, i regjistruar shihet që edhe këtë vit këto tri komuna po përballen me Tularemi, e sidomos komuna e Vitisë.
Sipas Shemsedinit ka edhe mostra tjera për të cilat po pritet rezultati dhe ky numër ndoshta mund të rritet, por këto 15 raste janë raste që deri më sot janë të konfirmuara. Mësohet se ato vijnë nga Gjilani, Llashtica, Livoçi, Bresalci, nga Vitia, Tërsteniku, Sadovina, Lubishta, Ramjani, Pozherani, Tërpeza, si dhe nga Kamenica, Berivojca dhe Topanica.
Përndryshe autoritetet shëndetësore thonë se janë të angazhuara maksimalisht në mënyrë që rastet e dyshimta të diagnostifikohen sa më parë dhe të marrin trajtimin me kohë, Kërkohet që qytetarët t’i kushtojnë kujdes ruajtjes dhe mos ekspozimit të rrezikut nga kjo sëmundje, qoftë përmes kujdesit ndaj kushteve ku jeton po ashtu edhe ushqimeve të cilat i konsumojnë.
Përndryshe, ditë më parë edhe Komuna e Gjilanit njoftoi se pasi që janë marrë mostrat e ujit në vendet ku kishte vërshime si në Dobërqan, Lladovë, Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Zhegër situata nuk rezultoi të jetë shqetësuese.
Ndonëse u tha se nuk kishte raste të paraqitjes së sëmundjes së tularemisë, megjithatë u rekomandua për qytetarë që të kenë kujdes dhe të ketë masa higjenike-sanitare në vendet e goditura nga vërshimet si dhe pastrimi i terrenit nga mbeturinat dhe papastërti të tjera të cilat mund të jenë burim i infeksionit. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/