DYLON

Tufa stoike (poezi)

Avatar photo Redaksia

Xhelil ARIFI

TUFA STOIKE

EkoHigjiena

Ty, që je ti
Të doli gjumi epokal
Sa hapë sytë
Ja tufa
Mu aty ku e kishe lanë
Është e qetë
Dhe vazhdon e kullotë ditët e veta
E nuk qanë kaptinën
As kur leshi i bahet qullë
Nga rrebeshi i shiut
Ajo vazhdon e kullotë e kullotë…
E ti mendon
Se ndryshon gja tufën
Ajo ishte e njëjta
Edhe kur kalonin Epokat
Edhe kur shekujt mbulojnë gjurmët
Tufa triumfon kohen
Edhe kur rebelet e paragjykojnë
Ajo ngelet Tufë!!!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.