DYLON

Tubim i PDK-së në Gjilan: Për një Kosovë më të mirë e përparuar, më të zhvilluar e stabile për çdo secilin prej nesh

Tubim i PDK-së në Gjilan: Për një Kosovë më të mirë e përparuar, më të zhvilluar e stabile për çdo secilin prej nesh
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK),  në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka mbajtur aktivitetin qendror edhe në Gjilan ku u shpalos një pjesë e platformës të këtij subjekti politik dhe u  prezantuan kandidatët e Anamoravës në listën e PDK-së dhe u kërkua mbështetje nga qytetarët për ta si dhe për Bedri Hamzën i cili synon postin e kryeministrit të vendit.

Para të pranishmëve folën, Riad Rashiti, kryetar i degës dhe Bedri Hamza, kandidati për kryeministër që kërkuan mbështetjen e qytetarët të kësaj ane për listën garuese të PDK-së.

“Sonte nën duartrokitje e brohoritje Gjilani i dha përkrahje të plotë Bedri Hamzës për Kryeministër! Stop krizës për një Kosovë më të mirë e përparuar, më të zhvilluar e stabile për çdo secilin prej nesh”, thuhet në njoftimi ne PDK-së pas këtij takimi.

\
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.