DYLON

Tryezë rreth “Transparencës në administratën publike, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit”

Tryezë rreth “Transparencës në administratën publike, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit”
Avatar photo Redaksia

Organizata jo-qeveritare DardanaPress, sot ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi “Transparencën në administratën publike, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit”, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ka qenë diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve drejtuar zyrës së Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se transparenca është rregullatori i parë në luftën kundër korrupsionit.

EkoHigjiena

“Qytetaria aktive është e nevojshme në secilin proces dhe çdo kërkesë e tyre është duke u shqyrtuar. Këtu jemi për qytetarët dhe në bashkëpunim me ta, do të mund t’i shtyejmë gjërat përpara”, potencoi ai.

Ai gjithashtu u shpreh se si qeverisje komuna po punon jashtëzakonisht shumë në llogaridhënie dhe përfshirje të qytetarëve në vëndimmarrje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.