DYLON

Tryezë: Promovimi i të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të saj në jetën institucional

Tryezë: Promovimi i të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të saj në jetën institucional
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me promovimi i të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të saj në jetën institucional

Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe problemeve  që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom në jetën e përditshme  si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar  gjendjen nga ana e Institucioneve Komunale.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe,rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale,zgjidhja e  problemeve  sociale, të drejtat në shkollim, të jenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive,rritja e bashkëpunimi me komunat tjera ku jeton komuniteti rom,ndarja e bursave për shkollim dhe studime, etj,

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom,zyrtarja për barazi gjinore,zyrtarja për të drejtat e njeriut,zyrtar nga zyra e komuniteteve ,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,mediet lokale.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.