DYLON

Tryezë për: “Investimet Kapitale të Komunave të Regjionit të Anamoravës”

Tryezë për: “Investimet Kapitale të Komunave të Regjionit të Anamoravës”
Avatar photo Redaksia

Me organizimin e tryezës “Investimet Kapitale të Komunave të Regjionit të Anamoravës” ka përfunduar projekti tre mujor “Investometri – Sigurimi i transparencës dhe lligaridhënjes në shpenzimet publike për investime kapitale në nivel lokal”.

Menaxherja e projektit, Ardianë Halimi, para të pranishmëve ka shpalosur të dhënat e grumbulluara nga organizata, nga tereni, takimet që ka pasur me zyrtarët e gjashtë komunave (Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Ranillugut, Parteshit dhe Kllokotit) të drejtorive kompetente.

Po ashtu të pranishmit i informoi më shumë rreth platformës online investometri.com, ku qytetarët përmes teknologjisë informative mund të qasen dhe të njoftohen rreth investimeve kapitale që ndodhin në komunat e tyre.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë tryezë ishin zyrtarë të deleguar nga drejtorët e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, nga Komuna e Kamenicës ishte zyrtarja Znj.Qëndresa Kastrati dhe nga Komuna e Vitisë, zyrtari Z.Nexhat Arapi, ndërsa zyrtari/ja i/e deleguar nga Komuna e Gjilanit edhe pse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në panel, nuk morri pjesë.

Dy zyrtarët nga Komuna e Kamenicës dhe Vitisë, treguan më shumë se çfarë investime kapitale do të bëhen për vitin 2019 në komunat e tyre, dhe me theks të veçantë theksuan se buxheti nuk duhet të orientohet vetëm duke investuar në infrastrukturë, por të orientohet në përmbushjen e kërkesave që kanë qytetarët për shërbime të tjera.

Projekti “Investometri” u financua nga National Endowment for Democracy (NED), zbatuar në nivel qendror nga Instituti për Politika të Zhvillimit ( INDEP) dhe implementuar për Komunat e Regjionit të Anamoravës nga organizata jo – qeveritare Vullnetarët e Qytetit (VEQ).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.