DYLON

Tryezë me temë “Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’

Tryezë me temë “Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan organizon tryezë me temë ‘’Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’

Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht prokurorja Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për veprat penale kundër ambientit, në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën ‘’Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit paraqitën arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse dhe në bazë të diskutimeve u arrit konsensus për themelimin e një mekanizmi bashkëpunues mes institucioneve për luftimin e veprave penale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore.

Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë koordinimi ndërinstitucional për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e veprave penale që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar krijimin e një mekanizmi efektiv, i cili jo vetëm ndëshkon shkeljet, por edhe promovon mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.