DYLON

Tryezë mbi “ Të drejtat dhe detyrimet e publiket dhe institucioneve gjyqësore ndaj njëri –tjetrit”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është mbajtur  tryeza e rrumbullaket me temën “Të drejtat dhe detyrimet publike dhe institucioneve gjyqësore ndaj njëri –tjetrit”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Gjykatës themelore,institucioneve komunale ,policisë ,organizatat e shoqërisë civile ,qytetarë,dhe media lokale .

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .Qëllimi kryesor është që ti mundësohet qytetarëve, veçanërisht atyre jo shumicë, shoqërisë civile, dhe grupeve të interesit, të ndërtojnë një qasje demokratike sa i përket të drejtave në lidhje me sistemin e drejtësisë, ka thënë Tusha.

EkoHigjiena

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se transparenca në gjykatë duhet rritur mirëpo numri i vogël i gjyqtarëve na pamundëson ecurinë e punës, sa i përket dy gjuhësisë implementimi është në nivel , por me një përkthyes nuk mundë ti mbuloj dy gjykatat atë për kundërvajtje dhe komunale, kemi nevojë për rritjen e numrit të gjykatësve , referentëve dhe përkthyesve.

Komandanti i stacionit policor në Kamenicë , Kapiteni Nazif Hajrizi , inkurajon shoqërinë civile që me ane të projekteve  te sensibilizojnë dhe informojnë qytetaret lidhur me punën e gjykatave dhe policisë. Raportet ne mes te policisë dhe gjykatave deri me tani janë te mira dhe nuk mungon bashkëpunimi , mirëpo kemi edhe bashkëpunim të mirë me qytetarë  si dhe me te gjitha institucionet relevante sa i përket çështjes se sigurisë.

Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë : Gjykatësi Burim Shala, Toger Agim Maliqi, Administratorja e Gjykatës Luljeta Basha, si dhe qytetarët Ramadan Ajvazi, Daut Maliqi, Vebi Isufi , Sylejman Morina etj.

Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta të ketë qasje sa më demokratike dhe të drejta në sistemin e drejtësisë . Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.