DYLON

Tryezë letrare për Beqir Musliun, në vitin e tridhjetë të jetës në amshim

Tryezë letrare për Beqir Musliun, në vitin e tridhjetë të jetës në amshim
Avatar photo Redaksia

Të shtunën në Gjilan, n’kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”

Në kuadër të pjesës letrare të manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, kësaj të shtune në Gjilan organizohet një tryezë letrare për shkrimtarit Beqir Musliu, me titull: NJË TRASHËGIMI LETRARE ME VLERA TË MIRËFILLTA, përmes së cilës, vlerësohet dhe nderohet vepra dhe jeta e tij, në 30 vjetorin e jetës në amshim.

EkoHigjiena

Organizatorja e kësa Tryeze, poetja Linditë Ramushi Dushku, e mbështetur dhe nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, nis veprimtaritë letrare, në nderim të kësaj figure nga më të çmuarat e letërsisë shqipe, të cilat përgjatë gjithë vitit 2026 do t’i përkushtohen trashëgimisë letrare që la, kjo penë e shquar gjilanase, i cili njëherësh ishte dhe njëri nga themeleuesit e këtij Manifestimi.

Tryeza letrare do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan, duke filluar nga ora 12:00 dhe, për veprën e tij pritet të flasin dhe të bashkëbisedojnë me të ftuarit, Nexhat Rexha, Shefqet Dibrani, Kaltrinë Berisha, Arsim Halili, Blinerë Hajdari, Donjetë Kryeziu si dhe drejtuesi i saj, Sabit Rrustemi.

Poezi nga nga kryevepra e tij poetike, ORFEIANA do të deklamojë Vixhilent Kurti. Po dhe të ftuarit e tjerë do ta kenë rastin të jenë pjesë e këtij vlerësimi.

(Kurt Rexha)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.