• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Tryezë ku u promovua libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4” i Zijadin Hasanit dhe u fol për rëndësinë e enigmatikës

Redaksia 2LONLINE 28 Janar, 2023 6 min
 Tryezë ku u promovua libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4” i Zijadin Hasanit dhe u fol për rëndësinë e enigmatikës

Aktivitetet e fushës së enigmatikës në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit 2023”, kanë vazhduar edhe me një tryezë ku është debatuar për enigmatikën dhe të arriturat e saja si dhe është promovuar libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4”, me autor Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës.

Kjo tryezë e cila u organizua nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”  nga Gjilani, u moderua nga Rexhep  Hasani i cili theksoi se hapat e parë të enigmatikës shqiptare i kanë formua autorë dhe redaktorë të njohur të Kosovës, disa përtej të cilëve janë pjesë e kësaj tryeze, e cila ka për qëllim t’i evokojë fillet e enigmatikës shqiptare, pse jo edhe për ngecjet e saja.

“Që nga  formimi i  Shoqatës së Enigmatëve  “Ndre Mjeda”, më pas edhe të daljes në dritë të revistës së parë shqiptare  të enigmave “horizonti”, koncepti redaktorial ka qenë i fokusuar në të vetmin qëllim, t’i ofrojë lexuesit shqiptar  lloje të ndryshme të enigmave për kënaqësinë e tyre dhe për ta njohur historinë dhe kulturën shqiptare nëpërmjet enigmave”, ka thënë Hasani.

Ai shtoi se pas Horizontit në treg dolën edhe revista tjera enigmatike  për të pasuruar këtë fushë.

Me daljen e Horizontit në vitet e 80-ta, Gjilani shquhet si qytet i kulturës dhe i enigmatikës dhe me revistë ne parë shqiptare të kësaj fushe zë vend të merituar  në mesin e shumë revistave regjionale dhe ato evropiane.

Xhemë Karadaku ka folur për librin e ri “RROKJESORË MAGJIKË 4X4”  të autorit, Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës.

“Ky libër ka 399 rrokjesor magjik 4×4, dhe në fakte është si një revistë për enigmatikë. Libri nuk lexohet shembull si një roman, por për dashamirët e enigmës është një sfidë që të fton në një duel interesant për zgjidhjen e rrokjesorëve”, ka thënë ai.

Faik Shkodra ka përgëzuar autorin për vlerat që i ka sjellë me këtë botim. Ai ka shtuar se autori i librit, Zijadin Hasani ka krijuar profilin e një intelektuali dhe krijuesi të veçantë, sepse edhe vet enigmatika është e veçantë.

Shkodra ka thënë se Hasani ka merita të veçanta edhe për themelimin e Shoqatës së Enigmatëve, por edhe të botimit të revistës “Horizonti”, një traditë kjo, që do t’i shërbej brezave.

Ai tha tutje se libri në fjalë ka vlera edukative e arsimore sepse shumica e enigmave në këtë libër lidhen me problemet matematikore, logjike dhe nxit imagjinatën dhe të menduarit.

Recensenti i librit, Mensur Mamuti nga Tetova ka thënë se enigmatika duhet të merret seriozisht sepse është e rëndësishme sidomos për gjenerata të reja dhe institucionet duhet pasur parasysh për përfshirje në shkolla.

Duke folur për librin, e ka quajtur autorin doajen të enigmatikës, e ka vlerësuar edhe llojin e enigmatikës me të cilin është marrë në këtë libër që është lloj  i vështirë, por me vlerë, sidomos përdorimi i fjalëve të rralla dhe mbulimi i fushave të ndryshme.

Ismail Gagica, në fjalën e tij është fokusuar në 70-vjetorin e enigmatikës shqiptare. Duke folur për të arriturat në enigmatikë, ai është fokusuar te Gazeta Rilindja si nismëtare e enigmatikës shqipe, ku u mundësua botimi i enigmave të ndryshme, por nga ku edhe lindën dhe u shtuan përditë enigmatë të ndryshëm.

“Pra, me një fjalë gazet Rilindja ishte nismëtarja e botimit të enigmave moderne shqipe duke qenë prijetare e dhënies së standardeve të botimeve të mëvonshme, konform standardeve moderne botërore të botimeve enigmatike”, ka thënë Gagica.

Kontribut në këtë tryezë kanë dhënë me diskutimet të tyre edhe: Xhevdet Kallaba, Avdush Canaj, Xhavit Hajdari, Skender Tullumi, Ekrem Krasniqi, Shemsedin Kryeziu e ndonjë tjetër, ndërsa autori i librit Zijadin Hasani e ka falënderuar zyrën e kryetarit, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, që ka mundësuar që në kuadër të “Flakës së Janarit“ të mbahen edhe garat në enigmatikë dhe të mbahet kjo tryezë.

Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e  Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së gjashtë, e fundit për këtë edicion të “Talias…”, ku  para artdashësve do të jepet shfaqja  “Pak Pakt” ,  nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale enigmatika Gjilan rekomandojmë Rrokjesorë magjikë 4X4 tryeza zijadin Hasani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com