DYLON

Tryezë diskutimi për sigurinë në shkolla në Gjilan

Tryezë diskutimi për sigurinë në shkolla në Gjilan
Redaksia

Nën organizimin e Policisë së Kosovës, në partneritet të ngushtë dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot u mbajt tryezë diskutimi kushtuar sigurisë në shkolla.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfshirë komandantin e Policisë Rajonale në Gjilan, Agron Rukiqi, drejtorin e Drejtorisë të Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, Ramadan Ahmeti, kapitenen, Nylgyn Kosova, dhe togerin, Fatos Latifi.

EkoHigjiena

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve arsimore, të këshillave të nxënësve dhe të prindërve, si dhe të komunitetit.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me parandalimin e dukurive negative në shkollat e mesme të larta, raportimin me kohë të rasteve dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për adresimin e dhunës dhe të sfidave të tjera që lidhen me sigurinë në shkolla.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, prindërit, mësimdhënësit, komunitetin, me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe krijimit të një mjedisi të sigurt, ku çdo nxënës mund të mësojë dhe të zhvillohet në frymën e respektit, mirëbesimit dhe përgjegjësisë së përbashkët’, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.