DYLON

Tryezë: “Diskutimi në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale”

Tryezë: “Diskutimi në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress mbanë tryezën: “Diskutimi në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale”.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën  lidhur me diskutimin në mes të grupeve të komuniteteve jo shumicë me institucionet komunale.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve komunale përmes  diskutimit të problemeve dhe sfidave që ballafaqohen qytetarët e Komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në tryezën e organizuar  kanë shpreh shqetësimet, sfidat dhe mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në proceset e vendimmarrjes për avancimin e të drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza janë: Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, organizimi i kurseve për aftësime profesionale, zgjidhja e problemeve sociale, regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, mirëmbajta e ambientit ku jetojnë komuniteti Rom, etj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Përfaqësues të  institucioneve komunale, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, përfaqësues të OJQ-së rome ”Luludi”, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.