DYLON

Tryezë diskutimi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – nderime edhe te Monumenti “Heroina e Qytetit”

Tryezë diskutimi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – nderime edhe te Monumenti “Heroina e Qytetit”
Avatar photo Redaksia

Sot me 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Gjilan u mbajt një tryezë diskutimi, u vazhdua me nderime te Monumenti Heroina e Qytetit.

“Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e një tryeze diskutimi shumë domethënëse me gra të përkushtuara dhe inspiruese. Diskutuam për sfidat, mundësitë dhe rolin e rëndësishëm që gratë kanë në shoqërinë tonë dhe në vendimmarrje”, ka thënë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se zëri i grave duhet të dëgjohet gjithnjë më shumë, sepse përmes angazhimit dhe bashkëpunimit ndërtojmë një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë.

“Faleminderit të gjitha grave që ndajnë përvojat, idetë dhe energjinë e tyre për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitetin tonë”, theksoi Krenare Latifi Kqiku, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.