Tryezë diskutimi me moton “Siguria në shkolla”
Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, Sektori për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve, në partneritet dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, nga data 23 shtator 2026 e deri me datën 22 tetor 2026, ka realizuar tryeza diskutimi me moton ‘Siguria në shkolla’ në komuna të ndryshme në nivel vendi.
Tryezat janë organizuar me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla të mesme, raportimit të menjëhershëm dhe ngritjes së rekomandimeve për adresimin e çështjeve mbi dhunën në shkolla, duke bashkuar në një tryezë këshillat e nxënësve, këshillat e prindërve, mësimdhënësit, përfaqësuesit komunalë të arsimit, anëtarë të komunitetit dhe Policinë.
Këto tryezat janë realizuar në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë, ku nga pjesëmarrësit janë pranuar një sërë rekomandimesh të cilat do të analizohen dhe do të implementohen në vazhdimësi. /2LONLINE/
