DYLON

Tryeza në Bujanoc: Gjendemi para sfidava të transformimit të medias

Avatar photo Redaksia

Tryezën e dedikuar mediave lokale nga Serbia dhe Kosova e hapi Liljana Berberina përfaqësuesja e deparatamentit të mediave të OSBE-së në Beograd e cila falënderoi për pjesëmarrje të gjithë, shkruan Titulli.com.

Gjakomo Bosisio, koordinatori i zyrës në Bujanoc të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi ka vlerësuar gjatë tryezës se është i kënaqur për fillimet e bashkëpunimet mes gazetarev të Kosoëvës dhe Serbisë.

EkoHigjiena

“Sa jam i informuar ky është takimi i dytë për mediat lolake i organizuar nga OSBE dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të avancojmë bshkëpunimet me institucionet lokale me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediava”, ka thënë Gjakomo Bosisio.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë paraqitjes së tij tha se gjendemi para sfidave të ndryshme të transforimit përshkak të ndryshimeve ligjore.

“Një qeverisje që dëshironë të jetë transparente është i nevojshëm një bashkëpunim i ngusht me mediat dhe mediat të kenë më shumë gazetari hulmutuese”, theksoi Kamberi mes tjerash.

Këto deklarata janë bërë në tryezën me tëmën “Marketingu dhe udhëheqja-mjete për përfshrirje aktive të komunitetit në media”e organizuar nga OSBE në Serbi e cila po mbahet në Bujanoc, shkruan Titulli.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.