DYLON

Tryeza letrare e “Flakës…” do t’i kushtohet shkrimtarit Musa Ramadani

Tryeza letrare e “Flakës…” do t’i kushtohet shkrimtarit Musa Ramadani
Avatar photo Redaksia

Edicioni i 33-të i Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, përmes njërës nga shtyllat kryesore të këtij Manifestimi – pjesës letrare, përkatësisht “Tryezës letrare”, do të vlerësojë krijimtarinë letrare të njërit nga shkrimtarët tanë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Musa Ramadanit.

Më 27 janar 2024, ora 13:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, emra të shquar të letërsisë dhe të kritikës letrare e studimore si Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Agron Gashi, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu, Zyrafete Shala, Aziz Mustafa e Arsim Halili përmes këndvështrimeve të tyre, do të trajtojnë veprën letrare të këtij shkrimtari, duke i vënë në pah vlerat artistike si në gjininë e poezisë, prozës, dramës po dhe kritikës teatrore .

EkoHigjiena

Përndryshe, Musa Ramadani u lind në Gjilan, më 21 maj 1944 ku dhe kreu shkollimin fillor e të mesëm . Shkollën e lartë pedagogjike e mbaroi në Prizren, atje ku e pat jetuar një pjesë të jetës. Për pak kohë punoi si mësues, në disa fshatra të Gjilanit( Kurexh e Pidiq) e të Vitisë (Gjylekar ), po edhe në gjimnazin e Gjilanit.

Nga viti 1965  nisi punën si gazetar në gazetën e përditshme “Rilindja”, së cilës nuk iu nda deri në pensionim.

Libri e parë me poezi, “Mëkatet e Adamit” iu botua në vitin 1969. E, , në çarkun kohor prej gjysmëshekulli, edhe një serë veprash tjetra në poezi, prozë, dramë dhe kritikë eatrore.

U nderua dhe me një serë çmimesh, qoftë për vepër më të mirë të vitit ( Satana ma vodhi gurin e urtësisë ) – çmimi “Hivzi Sylejmani” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, pastaj u nderua nga komuna e Gjilanit me çmimin letrar “Beqir Musliu” ( 2006 ), nga ana e MKRS, me Çmimin për vepër jetësore ( 2012 ) dhe së fundi, më 2017 në Tiranë, me Çmimin  letrar “Kadare”, për romanin e tij, “Profeti nga Praga”.

Tri vite më vonë, përkatësisht më 10 mars 2020 ndërroi jetë në Prishtinë, ku edhe u varros.

Së shpejti pritet dhe botimi i kompletit të veprave të këtij autori.

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.