DYLON

Trusti: ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025

Trusti: ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.

“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025. Për të gjithë ata kontribuues që FKPK-ja ka adresa emaili, tashmë ka filluar dërgimi i tyre. Ndërsa, ditëve në vijim do të fillojë shpërndarja e pasqyrave me postë”, thuhet në njofitm.

EkoHigjiena

Sipas Trustit., për këtë vit numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore.

“Ua rikujtojmë kontribuuesve se mënyra më e mirë e informimit për kursimet pensionale në FKPK, në baza ditore dhe përmes internetit, është duke u regjistruar në portalin eTrusti në: online.trusti.org. Gjithashtu, pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe nga eKosova tek pjesa “Kontributet dhe pensioni”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.