DYLON

Trupi i pajetë i gjetur te Llapushnica është i B.O. (1978), nga familjarët ishte raportuar i humbur

Trupi i pajetë i gjetur te Llapushnica është i B.O. (1978), nga familjarët ishte raportuar i humbur
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 04 maj 2020, në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete.

Në trupin e pajetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.