Trotuaret janë për këmbësorë! (FOTO)

Trotuaret janë për këmbësorë! (FOTO)

Policia e Kosovës, njësiti i biçikletave në Gjilan, po veprojnë që trotuaret të jenë të lira për lëvizje të këmbësorëve.

Policia e Kosovës, njësitet me biçikleta për brenda qytetit të Gjilanit kanë ndërmarr masat adekuate duke lokalizuar kundërvajtësit si dhe shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit.

Gjatë ditës së sotme 22 korrik 2021 në kuadër të planit “Siguria në trafik” është vepruar kryesisht në identifikimin e kundërvajtjeje për parkime në vend të ndaluar, nëpër trotuare dhe në hapësira tjera ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve, parkimet e ndaluara para objekteve vitale dhe kundërvajtje tjera.

Janë identifikuar dhe shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si dhe janë tërheq dy vetura.

Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim. /2LONLINE.com/

KOMENTE