DYLON

Triumf i jashtëzakonshëm i Klubit të Xhudos “Gjilani” në Prilep, morën edhe Kupën U14

Triumf i jashtëzakonshëm i Klubit të Xhudos “Gjilani” në Prilep, morën edhe Kupën U14
Avatar photo Redaksia

Garuesit e rinj të Klubit të Xhudos “Gjilani”, kanë treguar performancë të mirë në Turneun Ndërkombëtar në Prilep, ku përveç medaljeve individuale, arritën rezultat fantastik ekipor, pasi u stolisen me Kupë, për në kategorinë U14.

“Sot garuesit tanë të rinjë treguan zemër, disiplinë dhe nivel të lartë në tatami midis një konkurrence mjaft të fortë prej 8 shteteve, 40 klubeve dhe 460 garuesve. Përveç medaljeve individuale, me rezultat fantastik ekiporë arritëm të stolisemi edhe me Kupën për në kategorinë U14”, thuhet në njofitmi ne klubit ët Xhudos “Gjilani”.

EkoHigjiena

Përndryshe kur jemi te rezultatet: Vendi i Parë – Surma Ramadani dhe Belkiza Rexha.

Vendi i Dytë – Isra Halimi, Anel Maliqi dhe Ylljeta Sylejmani.

Vendi i Tretë – Stina Fejzullahu.

“Urime të përzemërta të gjithë medalistëve dhe të gjithë fëmijëve që dhanë maksimumin sot. Falënderues për mbështetjen e prindërve dhe punën e trajnerëve. Krenarë me ju”, thuhet në njoftimin e klubit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.