(2LONLINE) – Kah moti në Kosovë shfaqen misione me natyrë të këtillë në aspektin e zhvillimit të drejtësisë që thirren në të gjykime dhe rigjykime ndaj pjesëtarëve të luftës. Kjo është e njohur që prej fillimit të misionit të OKB- së, e cila në veti kishte edhe prokurorin e veçantë, EULEKS-i e deri te tribunali që po flitet se do të formohet.
Si duket po vazhdon tragjiko-komedia EULEKSIOANE duke u munduar që ti bëhen favore Serbisë në dëm të popullit dhe shtetit të posaformuar. Nuk duhet logjikuar shumë se ky tribunal është i inicuar nga Serbia me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë e i pranuar servilisht nga ne.
Më vije keq që nuk po jemi të fuqishëm për ta penguar këtë monstrum ndërkombëtarë e që po i kanoset popullit atdhedashës, i cili nuk e deshi robërinë shekullore, por zgjodhi luftën çlirimtare. Nuk jemi kundër drejtësisë, qoftë edhe ajo ndërkombëtare, por jemi kundër mënyrave fantome që i krijoj këta mekanizma që nuk patën efekt në krijimin e drejtësisë e cila proklamohej nga ata.
Tribunal i shantazhit është, sepse po vërehet se ky është krijuar në mënyrë që ti mbaj liderët në thumb në mënyrë që ti përdorë për qëllime të veta kundër popullit të vet. Pra esenca se liderët i kanë duart e lidhura dhe vegla të këtij mekanizmi që do ti përdorë në të ardhmen për nënshtrim të popullit.
/Artan JAKUPI/
(Opinionist dhe nënkryetar i LISBA-së në Gjilan)